Syla: Vetëvendosje ia mori 10.2% LDK-së

15 shkurt 2021 | 21:38

Gazetari Valon Syla ka bërë një analizë të rezultatit zgjedhor të 14 shkurt.

“VV në këto zgjedhje është plus 22 për qind me vota të marra nga partitë tradicionale me votën e diasporës’, thotë Syla në Pressing.

“Humbësi në këto zgjedhje LDK, 10 për qind të votës së nivelit nacional ia ka thith Vetëvendosja si efekt i grindjeve në LDK në mes të Vjosa Osmanit dhe grupit të Isa Mustafës”, shpjegoi ai.

“Dorëheqja e Isa Mustafës është parandalim për rënie më të madhe”, theksoi ai.

Syla mendon se të paktën dy vjetët e para LDK do e ketë të vështirë ringritjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori amerikan, Alen Ben-Meir, i cili kritikoi kreun e VV-së…