Syla, zyrtarëve të PDK-së: Keni marrëveshje të fshehur me LV-në
Gazetari Valon Syla mendon se një pjesë e elekotratit të PDK-së mendon se kjo parti ka marrëveshje me VV-në që pas zgjedhjeve të 14 shkurtit të bëjnë koalicion qeverisës.
“Ka interpretime se ju keni një koalicion me VV-në dhe nuk keni pasur dëshirë që Nisma të jetë pjesë e një koalicioni të ardhshëm me VV-në”, ka thënë Syla në Pressing.
“Është përshtypje e një pjesë të elektoratit të Nismës dhe të PDK-së që e shohin këtë çështje kështu”, shpjegoi Syla.
‘Domethënë ju jeni marrë vesh, ju jeni frikësuar në njëfarë mënyre nga pjesëtarë të ish PDK-së dhe Nismës që ju thjesht s’keni dashtë që të jetë më një pjesë e PDK-së që do ta marrë një ministri dhe do të bëhet pjesë e një koalicioni të ardhshëm me VV-në”, tha Syla.
“Kësi lloj diskutimi ne nuk kemi pasur”, u përgjigj Uran Ismaili.