Sylë Tahirsylaj apelon qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, erërat janë të fuqishme
03 nëntor 2023
| 19:42
Erëra të fuqishme kanë përfshirë rajonin e Dukagjinit, ku edhe kanë shkaktuar disa dëme materiale në qytetin e Deçanit.
Për këtë arsye profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, në emisionin Radar ka apeluar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.
“Qytetarët le të qëndrojnë në shtëpi. Rrezik nuk ka, por dëme do të ketë sepse erërat janë të fuqishme. Në fundjavë temperaturat do të jenë akoma më të ulëta.
Ato do të arrijnë deri në 16 gradë Celcius”, ka thënë Tahirsylaj. Ndryshe, erërat e fuqishme kanë përfshirë edhe Shqipërinë dhe disa vende të Evropës Perëndimore.