Sylejman Berisha i PDK-së vazhdon të merr mbështetje në garën për deputet
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sylejman Berisha është zhvilluar takime me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen më 9 shkurt.
Berisha, i cili garon për deputet në listën e PDK-së me numrin 63 është mirëpritur ngrohtësisht nga familja e Kosum Ismailit në fshatin Gjylekar.
Me këtë rast, Berisha ka falënderuar këtë familje dhe të qytetarët e Vitisë për mbështetjen që janë duke ia dhënë.
“Mbrëmë u mirëpritëm ngrohtësisht nga familja e Kosum Ismailit në fshatin Gjylekar. Ashtu si në gjithë komunën e Vitisë, edhe këtu gjetëm mbështetje të jashtëzakonshme dhe entuziazëm për fitoren tonë. Falënderojmë përzemërsisht për besimin e dhënë! #PDK131👍 #SylejmanBerisha63✅”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.