Sylejman Selimi ngushëllon familjen e policit Izet Demaj
Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, i cili momentalisht është në burg, i ka dërguar një letër ngushëllimi familjes së policit të vrarë, ndërsa i ka kërkuar institucioneve të Kosovës që të përmirësojnë ligjin për Policinë.
Gjatë kohës së luftës Izet Demaj kishte qenë pjesë e UÇK-së në Koshare.
Letra e tij është lexuar sot gjatë ceremonisë së varrimit të policit Izet Demaj në varrezat e dëshmorëve në Koshare. “Më lejoni që t’i shpreh ngushëllimet familjes Demaj, dhe iu bëjë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që të reflektojnë dhe të përmirësojnë ligjin për shërbimin e Policisë së Kosovës, dhe ta rregullojnë me atë të bashkimit Evropian, të pajisen policët me pajisjet më bashkëkohore, armë dhe mjete të tjera. Lamtumirë Hero”, shkruhej në mes tjerash në letrën e Sylejman Selimit.