Sylejman Selimi po qëndron i sëmurë në burg
08 nëntor 2018
| 20:23
Ish-komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimin e ka vizituar Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.
Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi po vazhdon të mbahet prapa grilave në Burgun e Dubravës.
Duke qenë se ai nuk u lirua, njejt si të tjerët në rastin Drenica 1, ish-komandantin e përgjithshëm të UCK-së e ka vizituar avokati i popullit.
Hilmi Jashari, që ishte vet për vizitë të Selimi tha se ai pos tjeash ka probleme me shëndetin.
“Të them të drejtën ka probleme shëndetësore, ne e kemi marrë gjithë dosjen e trajtimit mjekësor që e kanë mbikqyrë Selimin. Edhe ato janë në proces të shqyrtimit dhe të dosjes formale dhe juridke dhe të gjitha vendimeve tjera gjygjësore”, ka thënë Jashari për T7.