Sylejman Selimi shkruan nga burgu për Adem Demaçin

27 korrik 2018 | 19:04

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi ka shkruar një letër nga burgu me rastin e vdekjes së Adem Demaçit.

Ai ka thënë se Demaçin e ka takuar mes flakëve të luftës në Drenicë.

“Kur Adem Demacin e takova në mes të flakëve të luftës në Drenicë e kuptuam edhe me mirë se përderisa Baca ishte në anën tone, padyshim se edhe e drejta dhe fitorja ishte në anën tonë.”, ka shkruar Selimi.

Letra e plotë e tij:

Me dhimbje të madhe mora lajmin e ndarjes nga jeta të simbolit te rezistencës dhe përfaqësuesit politik të UÇKsë, bacës Adem Demaçi. Bashkë me dhimbjen ndjej edhe krenari që e patëm Bacën Adem. Kur Adem Demacin e takova në mes të flakëve të luftës në Drenicë e kuptuam edhe me mirë se përderisa Baca ishte në anën tone, padyshim se edhe e drejta dhe fitorja ishte në anën tonë. Bashkë u përpoqëm dhe luftuam për liri, liri e cila shumë luftëtarëve iu mungon ende. Ai e diti dhe e dëshmoi se sa e shtrenjtë është liria kombëtare dhe njerëzore. Do të të kujtojmë përherë Baca Adem – krenaria e kombit shqiptar. Sylejman Selimi. Dubravë, 27 Korrik 2018

Këtë letër Selimi e ka dërguar për Indeksonline..

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lisa Magno ka bërë të premten betimin si drejtoreshë e…