Sylejman Selimi vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në

04 shkurt 2019 | 15:04

Ish-komandanti i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi, ka vizituar Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, ku është pritur nga zëvendësministri Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Me këtë rast, zëvendësministri  Ramadani e ka uruar Selimin për lirimin nga burgu duke i dëshiruar shëndet dhe qëndrim të këndshëm në mesin familjar, shokëve dhe miqve.

Ndërsa komandanti i FSK-së, gjeneral Rama e ka njoftuar Selimin, me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, si dhe tranzicionin e saj në ushtri të Kosovës, dhe për themelimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjeneral Sylejman Selimi, ka përgëzuar stafin e FSK-së për formimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendet e Bashkimit Evropian, si Spanja, Franca, Britania, Gjermania, Suedia…