Sylejman Selimi viziton Isa Mustafën

04 shkurt 2019 | 13:56

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, i cili është liruar para pak ditësh nga burgu, ka vizituar të hënën kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa.

Lajmin e ka bërë me dije Mustafa përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Sot ishte nder i veçantë për mua dhe familjen time, të më vizitoj ish-komandanti i UÇK-së, gjeneral Sylejman Selimi, i shoqëruar nga deputeti dhe bashkëluftëtari, Anton Quni, i cili u interesua për shëndetin tim. Gjeneralit Selimit i shpreha gëzimin tim për lirimin e tij por dhe admirimin për qëndresën e tij burrërore e patriotike gjatë gjithë kësaj periudhe. Si komandant i UÇK-së dhe më vonë në pozita të rëndësishme të larta shtetërore, gjeneral Selimi dha kontribut të rëndësishëm për çlirimin dhe shtetndërtimn e Kosovës”, ka shkruar Mustafa.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/photos/a.956687297730841/2041508545915372/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Bayern Munchen, Robert Lewandowski e ka vlerësuar përballjen…