Sylejman Selimit i dhurohet stema e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari

22 shkurt 2019 | 13:58

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur sot në takim ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, gjeneral Sylejman Selimi, i cili ishte i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Kryetari Jashari ka thënë se kontributi i gjeneral Selimit është i njohur dhe i vlerësuar nga të gjithë.

“Ka vuajtur shumë në këto vitet e fundit, madje edhe në aspektin shëndetësor, por tanimë ai duket se qëndron shumë mirë”, ka thënë Jashari.

Ai ka theksuar se për kontributin që gjenerali ka dhënë në luftën çlirimtare dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si kryetari i Komunës i ka dhuruar stemën e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj,  ka njoftuar se ka zhvilluar…