Sylejmani edhe një mandat në krye të FAK-ut

12 mars 2021 | 12:07

Halil Sylejmani do ta udhëheq edhe për një mandat katërvjeçar Federatën e Atletikës së Kosovës. Në Kuvendin e rregullt zgjedhor të FAK-ut, Sylejmani mori përkrahje absolute.

Me vota të kuvendarëve, në Bordin e FAK-ut janë zgjedhur: Adrian Mazreku, Remzije Shala, Xavit Tahiri, Faik Sylejmani, Kadri Kaçanolli, Gazi Renaku, Faik Balić, kurse në Këshillin Mbikëqyrës janë zgjedhur Adnan Tahiri, Driton Haliti, Mehmet Berisha.

Atmosfera në Kuvendin e rregullt Zgjedhor ishte shumë konstruktive. Të gjitha raportet janë aprovuar pa asnjë vërejtje nga kuvendarët.

Prezent në Kuvendin ishin edhe përfaqësuesit e MKRS-së, Afërdita Fazlija dhe KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, që kanë lavdëruar punën e bërë nga Federata e Atletikës së Kosovës. Para kuvendarëve kryetari Sylejmani ka folur për sukseset e arritura gjatë viteve të kaluara si dhe për planet dhe synimet për mandatin e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liburni nga Gjakova dhe Liqeni nga Drenasi janë dy skuadrat…