Sylhasi pëson humbje nga Mrika Brunolds
21 korrik 2019
| 12:40
Tenisti Fresk Sylhasi nuk arriti të kalojë garuesin me shumë përvojë të Zvicrës, Mrika Brunolds, nga i cili u mund 2:0 në sete (6:1, 6:1), në rrethin e parë të Festivalit Olimpik Evropian për të Rinj, “Baku 2019”.
Garuesi i Kosovës dha maksimumin, ndaj kundërshtarit me shumë cilësi.
Ai në ditët e ardhshme do të garojë edhe në çifte me Melos Nallbanin. Melosi përballet nesër me Alin Fatu të Rumanisë.