Sylvinho, Asllanit: Mos u largo nga Interi

29 nëntor 2023 | 16:41

Kristjan Asllani këtë sezon po gjen më shumë minuta në fushën e lojës nën urdhrat e trajnerit Simone Inzaghi.

Derisa mesfushori po gjen gjithnjë e më shumë hapësira te “Nerazzurrët”, ai ka qenë elementi kryesor prej disa kohësh edhe në kombëtaren shqiptare. Për formën e tij ka folur edhe trajneri i Shqipërisë, Sylvinho. Tekniku brazilian e ka këshilluar Asllanin që të mos largohet nga Interi.

“Nuk do t’i thosha kurrë të largohej nga Interi për të luajtur më shumë. Më intereson se çfarë bën në kombëtare dhe ai ka treguar se është shumë i fortë” , ka thënë trajneri i intervistuar nga Cronache di Spogliatoio.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten do të mbahet prime i radhës në “Big…