Sylvinho: E kam vendosur formacionin, Çekia ekip i vështirë dhe i ashpër
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës që Shqipëria do të luajë nesër ndaj Çekisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve. Strategu brazilian vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, duke thënë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë.
“Do të jetë një sfidë e rëndësishme, duke ditur që Çekia është skuadër e ashpër dhe shumë e vështirë. Kanë lojtarë shumë të mirë. Ne vijmë këtu për të luajtur. Jemi përgatitur për këtë ndeshje. Asnjë trajner nuk e përgatit ndeshjen për të barazuar, ne futemi në fushë për më të mirën. Kjo është jeta e një trajneri. Je gjithë kohën duke menduar dhe punuar. Puna në kombëtare është e tillë. Ka pak ditë kohë për të përgatitur ndeshjen. Jemi vazhdimisht në studim të kundërshtarit. Kam besim te skuadra dhe praktikisht e kam vendosur formacionin. Kemi realizuar disa stërvitje, është pak kohë për përgatitje, por futemi në fushë për të dhënë më të mirën. Herën e parë kishim Manaj dhe nuk kishim Dakun. Tani është e kundërta. Janë lojtarë të fortë, por kanë karakteristika të ndryshme. Gjithë stafi punon në kohë të zgjatur”, ka thënë Sylvinho.
“Nuk ka ndonjë arsye të veçantë pse e kryem stërvitjen zyrtare në Tiranë, thjesht për arsye logjistike. Ne kishim në fluturim që duhet të ishim këtu në 5 dhe që mos kishim arsye të humbisnim stërvitjen pasi biseduam, vendosëm ta kryenim atje. Ne kemi një qendër shumë të bukur atje. Nuk i kam kërkuar Laçit të më japë informacione por do ta pyes sot, nëse nuk më përgjigjet nuk do të luajë, nëse do të përgjigjet do të luajë Kemi lojtarë të mirë që luajnë në nivele të larta. Kemi Bajramin që kaloi te Rangers. Mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur. Nuk do ketë sens inferioriteti. Nëse shikojmë Çekinë, kanë qenë në Europian, pastaj në Botëror, pastaj në Europian prap. Ne po bëjmë mirë së fundmi. Ky është rrugëtimi jonë. Para 24 viteve keni luajtur me Arsenalin këtu në Pragë dhe kundër Spartës keni shënuar një gol. Nëse e mbani mend çfarë ndjenje keni për këtë rast? Ka qenë një ndeshje me emocione dhe e bukur. Koha kalon shumë shpejt dhe çdo ditë duhet ta shohim si një dhuratë për të bërë mirë. Sot ka qenë një ditë e gjatë dhe po bisedoja me stafin, ka qenë një gol i bukur. Tashmë jemi në një stad tjetër. Si unë dhe trajneri i Çekisë do të donim të ishim në fushë për të luajtur, por jemi pak të vjetër për atë gjë”, deklaroi Sylvinho.