Sylvinho: Gjeorgjia është skuadër shumë e fortë, por synojmë fitore

10 shtator 2024 | 11:40

Trajneri i kuqezinjve, braziliani Sylvinho në një konferencë për shtyp me Kristjan Asllani, parashikon që sfida e nesërme Shqipëri-Gjeorgji të jetë një ndeshje shumë e bukur.

Në konferencën për shtyp sot një ditë para ndeshjes në “Air Albania”, trajneri i Kombëtares Shqiptare vlerësoi ekipin gjeorgjian duke thënë se është skuadër e organizuar.

“Ky është një grup shumë i ekuilibruar. Gjeorgjia është ekip shumë i organizuar. Trajneri ka bërë punë shumë të mirë. Çdo trajner e përgatit ndeshjen për ta fituar, në mos do të marrim barazimin. Mendoj që do jetë një ndeshje shumë e bukur. Stadiumi do jetë plot me tifozë. Gjeorgjia është skuadër shumë e fortë”, u shpreh Sylvinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka komentuar intervistën e presidentes…