Sylvinho: Jam me pushime, pas një jave do flas me stafin
Shqipëria për të dytën herë brenda 8 vitesh ishte mes 24 skuadrave më të mira të Evropës, duke luajtur finalet e një kampionati evropian. Në një kontakt me “Top Channel”, trajneri Sylvinho dha këtë përgjigje, pyetjes nëse është drejt largimit nga menaxhimi i ekipi kuqezi.
“Sapo kam arritur në Porto, jam me pushime me familjen. Nuk di asgjë unë, nuk kam folur akoma me stafin (menaxherin). Do i kontaktoj javën e ardhshme”. Ajo që bie në sy është që oferta i është bërë përpara Evropianit dhe ai nuk ka gjetur asnjë ditë të ulet për ta diskutuar, por është shmangur nën justifikimin e ndeshjeve dhe angazhimit me to. Me pak fjalë kombëtaren tonë Sylvinho e sheh të sigurt, tashmë pret çfarë do t’i vij deri më 9 korrik, deri atëherë nëse do të jetë federata e gatshme ta presë në këto manovra, jo shumë të qarta.