Sylvinho mbulohet me flamurin kuqezi, “ndizet” festa e kombëtares në Kishinjev (Video)
17 nëntor 2023
| 21:49
Festë kuqezi në Kishinjev. Djemtë e teknikut Silvinjo kanë rishkruar historinë duke dërguar Shqipërinë në Europianin e dytë të historisë.
Atmosfera pas barazimit me Moldavinë që solli edhe pikën e artë të kualifikimit në Euro2024 është elektrizuar, me djemtë që i janë drejtuar tribunës ku ishin stacionuar tifozët e mbledhur nga të gjitha trojet.
I emocionuar edhe Sylvinho me stafin i janë bashkuar festimeve, teksa tekniku brazilian mban rreth qafës flamurin e Shqipërisë.