Sylvinho: Ne kemi një ëndërr për të shkuar përpara

13 dhjetor 2024 | 15:20

Trajneri brazilian i Shqipërisë, Sylvinho, ka folur pas hedhjes së shortit për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2026, ku kuqezinjtë janë renditur në grupit K së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Trajneri tha se e priste një grup të tillë të vështirë pasi ndodheshim në vazon e tretë dhe 2 ekipet e para në grup do të ishin më të forta në letër.

“E prisja. Janë skuadra të forta. Grup i fortë. Ishim në vazon e tretë dhe e prisnim që e para dhe e dyta do të ishin skuadra të forta. Është një kompeticion shumë i shpejtë. Për ne çdo garë do të jetë finale. Ne kemi një ëndërr për të shkuar përpara. Është një garë si të tjerat, por kjo ka një histori pas, por ne jemi këtu për të luajtur futboll dhe për të bërë gjëra të bukura. Megjithatë, historia është shumë e rëndësishme. Është një ndeshje shumë e rëndësishme, por ne jemi këtu për të luajtur futboll”, ka thënë Sylvinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, është arrestuar sot…