Sylvinho në listën e Botafogos  

14 shkurt 2025 | 10:49

“RTI Esporte” raporton se trajneri aktual i Shqipërisë, Sylvinho, është në listën e ngushtë të kandidatëve për të marrë drejtimin e klubit të njohur brazilian, Botafogo. John Texor, presidenti i Botafogos, vazhdon bisedimet me Roberto Mançinin, ku italiani mësohet se ka kërkuar 500 mijë euro rrogë në muaj përveç bonuseve të tjera. Të dy palët janë ende në negociata, por nuk përjashtohet fakti që presidenti i Botafogos po vlerëson edhe kandidatë të tjerë.

Një nga emrat që është në tavolinën e Texor është edhe ai i Sylvinhos, por për brazilianin që drejton kombëtaren e Shqipërisë nuk ka ende një propozim zyrtar deri tani.

Sylvinho ka kontratë me Shqipërinë deri në fund të kualifikueseve të Botërorit dhe duket tërësisht i fokusuar për të arritur objektivin historik që ka kombëtarja jonë siç është kualifikimi për herë të parë në një Kupë Bote.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët e Katarit kërcënojnë se do të tërheqin investimet në…