
Sylvinho: Nisim nesër një rrugë që nuk na lejohet të gabojmë
23 mars 2025
| 17:16
Në një konferencë për mediat, trajneri i kombëtares shqiptare foli lidhur me ndeshjen e së hënës me ekipin e Andorrës.
Theksojmë këtu ndeshjen e të premtes me kundërshtarin Anglinë e cila u mbyll me rezultatin 2-0.
“Futbolli është i vështirë për të gjithë, ndeshja e fundit nuk ishte e lehtë. Kanë një skuadër që luan me ekipet më të mira. Me ekipe të tilla duhet të shohësh nëse të lënë hapësira, mendoj që kemi qenë në lojë që në momentin e golit të dytë. Nëse luan me Spanjën, për një pjesë loje mund të pësosh 6 gola. Nisim nesër një rrugë që nuk na lejohet të gabojmë. Ne kemi punuar që të gjejmë hapësirë për të shënuar.”, u shpreh Sylvinho.