Sylvinho nuk e komenton organizimin e Evropianit U21 mes Shqipërisë dhe Serbisë
Trajneri Sylvinho nuk i shpëtoi dot pyetjes as për organizimin e përbashkët të Kampionatit Evropian për grupmoshat U21 mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Ai refuzoi të jap koment se a ishte veprim i duhur apo jo nga kombëtarja ky vendim, por që tha se atij i interesojnë shumë lojtarët e grupmoshave U21.
“Është e vërtetë që është kandidate. Unë jam trajner, mua më interesojnë shumë lojtarët e U21. Në fakt ne kemi marrë shumë nga aty, Simonin, Bajramin, Mitajn, Berishën, Pajazitin, Fetain, Shpendin. Kemi shumë të fortë aty, kemi marrë shumë, mua më intereson, por se si bëhet, ku bëhet pastaj, në vitin 2027, nuk është çështje trajneri”, ka thënë Sylvinho.
Në fund ai tha se nuk i takon që të vendos ose të jap opinione, por që nga ana sportive ai është i lumtur për faktin që lojtarët e U21 të vijnë tek Shqipëria në një gjendje të mirë fizike.
“Unë jam i lumtur kur lojtari bën një rrugëtim të mirë, në një kampionat të fortë. Unë jam ai që duhet t’i shkojë mbrapa lojtarit, nuk është e trajnerit të vendosë apo të japë opinione, është një çështje e veçantë, që sipas meje nuk më përket”.
“Nga ana sportive jam shumë i lumtur që lojtarët e U21 vijnë te ne në kondicion të mirë”, përfundoi tekniku brazilian.