Sylvinho për ‘Eurosport’: Shpirti dhe zemra janë sekretet e Shqipërisë

24 nëntor 2023 | 17:00

Shqipëria siguroi për herë të dytë një biletë për në Evropian, këtë herë me Sylvinhon në stol.

Strategu brazilian po përjeton një moment magjik në krye të kuqezinjve, është kthyer në kryefjalën e medieve më prestigjioze. Sylvinho kthehet pas në kohë duke pranuar se në momentin e parë as që e imagjinonte një përfundim të tillë.

“Është një ëndërr për mua. Nëse dikush do të më thoshte një apo dy vite më parë: A do të shkosh te Shqipëria? Do i thosha, pse. Nuk e di. Pra, ajo që dua të them është se: kur je një trajner, ose dhe lojtar, çdo gjë është shumë e shpejtë. Preferoj të përjetojë atë moment. Synimi jonë, ëndrra jonë, është të përgatisim ekipin për 6-7 muajt e ardhshëm”, ka thënë Sylvinho.

“Unë besoj shumë të marrëdhënia me lojtarët, e kam thënë edhe më herët, është ndryshe kur në mes futet një përkthyes, është ndryshe kur flet me zemër, kur i sheh në sy lojtarët. Është shumë e rëndësishme gjithashtu të flasësh me lojtarë të caktuar, por më e rëndësishmja është zemra dhe shpirti që ke në skuadër, pa këto nuk mund të luash. Mund të jesh një lojtar i madh, mund të jesh një lojtar ndryshe, por nëse nuk ke frymën, shpirtin e grupit, nuk mund të arrish objektivin tënd. Futbolli nuk është një lojë individuale, është një lojë ekipore”, ka shtuar Sylvinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, , Enver Dugolli, ka reaguar ndaj…