Sylvinho për UEFA-n: Në Shqipëri e dashurojnë Kombëtaren
Shqipëria, por mbi të gjitha trajneri Sylvinho, ajo që po bën me kuqezinjtë, ka tërhequr edhe vëmendjen e UEFA-s.
Faqja zyrtare e këtij institucioni i ka kushtuar një speciale të veçantë teknikut brazilian, mënyrën se si punon, si e sheh ai futbollin dhe çfarë ndryshon kur drejton një ekip kombëtar: “Lojtarët duhet ta shijojnë futbollin me kombëtaren e tyre. Kjo është mënyra si punohet për të nxjerrë diçka në dritë, në vende të tjera të botës. Bëhet fjalë për zemrën e shpirtin e njerëzve në të gjithë vendin dhe kjo është shumë e veçantë, si për lojtarët, ashtu dhe për trajnerin”.
Në karrierën e tij fantastike, Sylvinho ka pasur dhe trajnerë të jashtëzakonshëm si Wenger dhe Pep Guardiola, por Sylvinho preferon të ndërtojë imazhin e tij, të jetë Sylvinho, pasi futbolli ka ndryshuar shumë që nga koha kur ai luante futboll: “Janë të pabesueshëm, të dy. Nuk pretendoj të jep Arsen Wenger apo Pep Guardiola. Unë dua të bëj punën time. Skuadra, stili… futbolli ka ndryshuar shumë, por unë besoj në organizimin e grupit”. Sylvinho ka sjell diçka ndryshe te Shqipëria, mbi të gjitha rikthehu në pak kohë entuziazmin që i mungonte ekipit përfaqësues, fakt që e pranon edhe Elseid Hysaj: “E ndjek shumë, pasi është një trajner që na ka dhënë shumë dhe po na ndihmon gjithmonë. Është shumë energjik dhe na jep shumë pozitivitet si grup. Kishim shumë nevojë për këtë, pasi kemi pasur disa kohë kur nuk kishim shumë atmosferë pozitive si skuadër dhe kishim nevojë për njerëz si Sylvinho. Tani është padyshim një nga trajnerët më të preferuar të mi”.
Në fund të këtij reportazhi fantastik, Sylvinho lëshoi edhe një herë apelin e tij për lojtarët: “Duhet të kesh shumë përgjegjësi, të luash me zemër dhe shpirt, sepse përfaqëson një shtet të tërë. Njerëzit që vijnë në stadium e dashurojnë ta shohin ekipin. Unë besoj gjithnjë të lojtarët”.