Sylvinho përgatit 5 ndryshime në formacionin ndaj Kroacisë
Në prag të ndeshjes së radhës ndaj Kroacisë, trajneri Sylvinho po mendon të bëjë ndryshime në formacionin titullar të Kombëtares.
Jasir Asani me shumë mundësi nuk do të jetë në gjendjen e tij optimale, ndaj dhe trajneri brazilian nuk do ta rrezikojë për ta futur në ndeshjen e radhës.
Vendin e tij në krahun e majtë të sulmit do ta zërë Arbër Hoxha, i cili kundër Italisë, pasi hyri në pjesën e dytë i dha një tjetër ritëm lojës. Ka balotazh edhe në portë, me Strakoshën që mund t’i lërë vendin Berishës.
Ndryshim pritet edhe në mbrojtje, me Balliun që do të luajë në vend të Hysajt, teksa ky i fundit është kritikuar shumë, duke e detyruar që të mbyllë edhe rrjetet sociale. Arlind Ajeti pritet të ulet në stol për ti lënë hapësirë Ismajlit.
Edhe në krahun tjetër të sulmit, Taulant Seferi pritet të ulet në stol, pasi mund të preferohet një mes Ernest Muçit ose Qazim Laçit. Me këtë të fundit në fushë do të ndryshonte edhe skema, duke kaluar në një vendosje me 4-3-2-1.