Sylvinho: Përzgjedhja, bazuar në taktikat dhe karakteristikat e secilit futbollist

27 maj 2024 | 16:30

Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho ka folur në lidhje me listën e lojtarëve të cilët do të grumbullohen për kampionatin evropian, “Euro 2024”.

Gjatë një konference për shtyp, Sylvinho u shpreh se e kishte të vështirë përzgjedhjen e futbollistëve.

Tekniku brazilian shtoi se përzgjedhja është kryer bazuar në taktikat dhe karakteristikat e secilit futbollist.

“Ka qenë shumë e vështirë për ne të zgjedhim këta lojtarë. Për fat të keq, është e pamundur të marrim të gjithë lojtarët në Gjermani. Një grup kaq i madh lojtarësh nuk mund të menaxhohet mirë, ka qenë e vështirë dhe një sforco e madhe. Zgjedhjet janë bazuar në analizat, taktikat, karakteristikat e çdo lojtari, të grupit. Finalet e Evropianit janë specifikë tjetër, krahasuar me kualifikueset. Në 10 muaj Shqipëria luan 8 ndeshje, në këtë turne bëjmë 3 ndeshje brenda 15 ditësh. Është specifikë krejt ndryshe”, theksoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U20 ka nisur sot grumbullimin e radhës…