“Synimi i radhës i Putinit mund të jetë Ballkani”
Synimi i ardhshëm i presidenti rus, Vladimit Putin mund të jetë gadishulli Ballkanit, ka paralajmëruar një sinjalizues.
Farërat janë mbjellë para pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 për të shkaktuar telashe në Bullgari, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinë, pasi Moska luan në heshtje lojën e saj gjeopolitike të shahut me Perëndimin.
Pjesë e planit të Kremlinit përfshin ‘shkollimin’ e studentëve të huaj në Rusi dhe vendosjen e tyre në institucione qeveritare në vendlindjet e tyre.
Petar Tanev, i cili ka lindur në Bullgari, por jetoi në Moskë për 13 vjet, tha për metro.co.uk se kishte përpjekje për ta rekrutuar atë në mënyrë që të përhap propagandë “dashakeqe” kundër Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Bullgari 23-vjeçar ka diplomuar në fushën :Marrëdhënie Ndërkombëtare” në Universitetin RUDN – dikur konsiderohej si “Oksfordi” i Rusisë.
Muaj përpara se të diplomohej në vitin 2022, Petar u ftua nga një koleg bullgar në një udhëtim në Krimenë e aneksuar si pjesë e një projekti për të organizuar ngjarje që synonin të ndikonin në gadishullin Ballkanik.
“Studentët si unë janë të gjithë agjentë të mundshëm në sytë e Kremlinit. Unë dhe një koleg nga Serbia u ftuam të merrnim pjesë në një projekt për të krijuar lidhje midis studentëve ballkanikë dhe Krimesë. Personi që na ftoi ishte një lobist i madh. Ai më tha se kam një të ardhme të ndritur duke përfaqësuar Bullgarinë në Rusi, ose anasjelltas. Ai e dinte që unë kisha një shtetësi të dyfishtë”, tha ai.
“Ky është një shembull i vërtetë se si ata interesohen për njerëzit. Ai më kërkoi të mblidhja bullgarë të tjerë, por edhe serbë e maqedonas, të cilët jetojnë dhe studiojnë në Rusi – që të vizitojnë Krimenë”, shtoi bullgari.
“Nuk thashë asgjë, nuk doja të pranoja se jam hapur kundër regjimit të Kremlinit. Ky burrë filloi të më telefononte çdo ditë, por unë thjesht e injorova. Unë fola me kolegun tim, atë që ishte rekrutuar me mua dhe i thashë se ka disa lidhje të dukshme me agjencitë e spiunazhit”, pohoi ai.
Kjo vjen pas skandalit të spiunazhit të javës së kaluar, ku u arrestuan tre bullgarë në Mbretërinë e Bashkuar, duke zbuluar vetëm shtrirjen e vërtetë të aktiviteteve të Kremlinit brenda Bullgarisë.
Sipas Petarit, ‘qindra’ të rinj nga vendi i tij udhëtojnë në Rusi për arsim të lartë.
Ai madje e krahasoi sistemin me propagandën e prodhuar nga Joseph Goebbels, kryepropagandisti i Partisë Naziste në Gjermani gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Për të luftuar infiltrimin, ai i bëri thirrje qeverisë bullgare të kufizojë punësimin e njerëzve që kanë studiuar në Rusi në tre vitet e fundit ose janë regjistruar tani.
“Në emër të sovranitetit dhe sigurisë së Bullgarisë, qeveria duhet të ketë një proces shumë të mundimshëm për punësimin e një individi që ka mbaruar një universitet rus në kohën kur filloi lufta”, theksoi Petar. /Telegrafi