Synimi ynë i tashëm është mbrojtja e jetës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë thirrje për rezistencë për ta ndaluar përhapjen e COVID-it. Ai ka thënë se të premten janë regjistruar 27 raste pozitive dhe “Shqipëria ka hyrë në zonën e zjarrit, ku armiku synon të marrë më shumë jetë, pasi rezistenca deri tash e ka ndaluar të bëjë kërdinë, duke shkatërruar barrikadën e bluzave të bardha”.
“Sot ju bëj një thirrje të fortë, t’i motivojmë të gjitha forcat shpirtërore dhe mendore brenda nesh, për ta ushqyer rezistencën, duke mos harxhuar energji për asgjë tjetër”, ka thënë ai.
Sipas tij, ekonomia bie dhe ngrehet prapë, por të vdekurit nuk ringjallën më. “Sot asgjë nuk vlen më shumë se jeta dhe mbrojtja e jetës është qëllimi. Ne jemi mjeti për realizimin e këtij qëllimi njerëzor, qytetar, kombëtar”, ka thënë Rama.