Synohet integrimi i bizneseve nga Kosova dhe diaspora
Krijimi i lidhjeve në mes të bizneseve të Diasporës dhe Kosovës, është i dobishëm për të dyja palët.
Duke u lidhur me bizneset e Kosovës, diaspora mund të ndihmojë në krijimin e vendeve të punës dhe në rritjen e eksportit të produkteve të prodhuara në Kosovë, si dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik. Kështu është thënë në Konferencën Ekonomike e Diasporës Shqiptare nga Evropa -B2B. Konferenca është organizuar për t’i nxitur synimet e përbashkëta për zhvillim ekonomik në Kosovë.
Yll Blakaj kryetar i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Evropë, ka deklaruarar se konferenca B2B është organizuar me qëllim të lidhjes së diasporës nga Evropa me bizneset në Kosovë për identifikimin e mundësive investuese dhe eksportuese të produkteve dhe shërbimeve nga Kosova.
Ai kërkoj nga prodhuesit që ta shfrytëzojnë këtë konferencë dy ditore, për të arritur kontakte, shkëmbyer ide dhe përvoja të ndryshme.
Brian Martalus drejtor i Zyrës për Rritje Ekonomike në USAID për Kosovë vlerësoi lartë takimin ndërmjet bizneseve kosovare dhe atyre nga diaspora.
Ai pos tjerash ka thënë se 120 kompani prodhuese nga Kosova, eksportojnë mallrat e tyre në tregun Evropian.
Po ashtu edhe Martalus kërkoi nga prodhuesit e ndryshëm që të përfitojnë nga këto dy ditë për ide dhe mendime të reja. Prezentë në konferencë janë qindra biznese nga Diaspora dhe Kosova. Ndryshe, edhe në mbrëmjen e sotme do të mbahet gala mbrëmje, ku i pranishëm do të jetë kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa në ditën e dytë, (e shtunë) do të mbahet panele në të cilat do të diskutohen çështjet kyçe rreth lidhjeve të bizneseve të Kosovës me diasporën.