SYNOJ RIKTHIMIN E BESIMIT NË SHTET
Kandidati i pavarur shqiptar për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, ka bërë me dije se arsyeja intelektuale dhe kombëtare e ka shtyrë t’i hyjë garës për president në zgjedhjet e 21 prillit.
Ai e ka quajtur sfidë garën për president për faktin se ka përballë dy kandidatë fuqimisht të përkrahur.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Reka ka thënë se kthimi i rendit republikan dhe depersonalizimi i shtetit është synimi kryesor i mandatit të tij presidencial.
Pavarësisht prej vështirësive, ai është zotuar se do ta jetësojë vizionin për një republikë shumetnike dhe euroatlantike.
Reka ka thënë se qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet ta votojnë atë më 21 prill meqë synon rikthimin e besimit në shtet.
Sipas tij, vota e tyre do të jetë votë për parandalimin e shndërrimit të Maqedonisë së Veriut në shtet të zbrazët.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e së shtunës të gazetës “Epoka e re”)