Synoj ta rikthej qeverisjen e PDK-së në Gjilan
Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, ka bërë me dije se synon të bëhet kryetar i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjilan, më pas ta rikthejë qeverisjen e kësaj partie në këtë komunë.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, në të cilën ka treguar arsyet e kandidimit të tij, ai ka thënë se Komuna e Gjilanit duhet t’u kthehet qytetarëve të saj.
Qemajl Mustafa ka deklaruar se kësaj gare ka vendosur t’i hyjë pas kërkesave të shumë aktivistëve të PDK-së në Gjilan dhe pas konsultimeve me liderin e kësaj partie, Kadri Veseli.
Në këtë intervistë Mustafa ka pohuar se qeverisja në Gjilan nuk është në duar të mira, aq më pak në duar të sovranit.
Sipas tij, Lutfi Haziri është duke e qeverisur shumë keq Komunën e Gjilanit.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)