Synojmë të krijojmë një zonë tampon në Kursk
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se operacioni në Kursk synon të krijojë një zonë tampon.
Është hera e parë që 46-vjeçari ka deklaruar qartë qëllimin e sulmeve në territorin rus, të cilat filluan më 6 gusht.
Ai ka thënë më parë se operacioni është për të mbrojtur komunitetet në rajonin kufitar Sumy nga bombardimet e vazhdueshme.
“Tani është detyra jonë kryesore në operacionet mbrojtëse në përgjithësi – të shkatërrojmë sa më shumë potencial luftarak rus dhe të kryejmë veprime maksimale kundërsulmuese”, tha Zelensky mbrëmjen e së dielës.
“Kjo përfshin krijimin e një zone tampon në territorin e agresorit – operacionin tonë në rajonin e Kurskut”, shtoi ai, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë fjalimit presidenti ukrianas përsëriti gjithashtu thirrjet drejtuar aleatëve të Kievit për të përshpejtuar dërgesat e ndihmës ushtarake – duke veçuar Britaninë e Madhe, si dhe ShBA-në dhe Francën.