SYPATREMBURI (Dëshmorit të Kombit, Afrim Krasniqi)
01 maj 2022
| 20:50
Dëshmori i kombit Afrim Krasniqi ka përvjetorin e 23-të rë rënies në Altarin e Lirisë
Poezi kushtuar heroit AFRIM KRASNIQI
Nënë më fal që s’ të erdha
E di më ke pritur shumë
Jam me shokë këtu n’Koshare
Nënë i kemi bashkë do punë
Ti oj nënë fli, mos rri zgjuar
Nuk jam vetëm, jemi plot
S’ të kam ardhë si hera tjera
Shumë më i bukur dukëm sot
Luftë po bëhej në Koshare
Qielli mbuluar me re të zeza
Ra dëshmor një sypatrembur
Afrim Krasniqi nga Tërpeza
Mbahej fort nënë Elfija
Djali qe s’ju kthye gjallē
Nuk do derdh tha pikë të lotit
Një të puthur i dha n’ ballë
I skalitur në pllakë mermeri
Në oborr t’ shkollës n’ lapidar
Do jetosh përjetë o trim
Sa të ketē kjo tokë shqiptar
Agron Krasniqi, maj 2022