Sytë e saj

21 mars 2025 | 10:47

Xhevdet Bajraj

 

Po kërkoja diçka

për t’u kapur për jetën

qoftë ajo

edhe vetëm një fije kashte

a një rreze e fikur drite

dhe kështu

e zbulova poezinë

apo ajo më zbuloi mua

 

Se poezia kishte sytë e saj

e dikush duhej t’i përshkruante ata

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adem Gashi   buzëmbrëmje në sheshin kryesor të kryeqytetit shëtisja…