Sytë e tu që robërojnë

28 janar 2022 | 10:51

Gentianë M. Morina

 

Si yll mëngjesi në kaltërsi,

Si burim shprese plot ngrohtësi,

Si rreze dielli shkëlqim plot,

Mbushur me jetë sytë e tu.

 

Në robërinë e jetës venitur,

Ku asgjë s’të jep kuptim jete,

Veç sytë e tu flakërijnë shpresë,

Shpresë e zemrës që s’di të vdesë.

 

Në mbrëmjet e ftohta

Me ngricë dhe acar

Sytë e tu,

Mbjellin dashuri plot zjarr.

 

Kryefjalë e imazhit tënd plot rini,

Si margaritar që detit i shton hieshi,

Si ëndërr që të valëvitë në galaksi,

Plot ëmbëlsi, sytë e tu të zi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka paralajmëruar se…