Sytë kah ‘Shota’ e Shqipërisë, Sveçla publikon pamje nga Parisi

18 qershor 2024 | 16:50

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla po qëndron në Paris ku po merr pjesë në “Eurosatory 2024”.

Kjo ministri ka publikuar pamje nga vizita atje, ku po marrin pjesë edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovë, Gazmend Hoxha.

Në një pamje, ai shihet duke shikuar autoblindën e prodhuar nga Shqipëria, “Shota”.

“Ministri Sveçla po merr pjesë në panairin më të madh të sigurisë dhe teknologjisë “Eurosatory 2024”, që po mbahet në Paris Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Shemsi Syla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Gazmend Hoxha, si dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, z. Mehdi Halimi, dhe me ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, janë në vizitë zyrtare në ‘Eurosatory 2024’ – panairin më të madh të industrisë së mbrojtjes, sigurisë dhe teknologjisë, që u hap në Paris të Francës”, ka njoftuar MPB-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Malisheva e ka mësuar emrin e kundërshtarit për rrethin e…