Szczesny mungon dy javë
02 shtator 2022
| 11:58
Juventusi mund të marrë frymë lirisht, sepse dëmtimi i Wojciech Szczesny nuk është aq serioz sa ishte parashikuar.
Është përjashtuar fraktura apo dëmtime në kavilie për portierin e bardhezinjve, që pësoi një dëmtim kundër Spezias dhe vuri në alarm drejtuesit e Juventusit, që për shkak të dëmtimeve janë të detyruar të bëjnë pa shumë lojtarë të rëndësishëm në këtë fillim të kampionatit.
Szczesny do të mungojë me siguri për të paktën dy javë dhe nuk do të jetë në fushë në ndeshjet e radhës kundër Fiorentinës në kampionat dhe PSG-së në Ligën e Kampionëve.