Szczesny portieri më vendimtar në Evropë
Wojciech Szczesny ka një rendiment shumë të mirë, edhe pse është pak i diskutuar në media. Portieri polak është një nga lojtarët që duket më pak te Juventusi, por është nga më vendimtarët.
Një portier që deri përpara se të ndërpritej sezoni kishte evituar 8 gola të sigurt te porta e tij në 19 ndeshje të Serie A. Edhe shifrat e “Expected Goals” e konfirmojnë këtë, pasi specialistët masin probabilitetin që ka një gjuajte për të shkuar në rrjetë.
Nga 25 gjuajtje për gol ndaj Szczesny-t, polaku ka pësuar vetëm 17 gola, duke evituar 8 të tjerë. Një shifër e jashtëzakonshme duke parë që pas tij në vendin e dytë vjen portieri i Kombëtares Shqiptare dhe Lazios, Thomas Strakosha me 4 gola të evituar.
Por edhe në nivel europian nuk ka asnjë si Szczesny. Ai që i afrohet më shumë është portieri huazuar nga Manchester United te Shefield United, Dean Henderson me 7 gola të evituar.
Që nga fillimi i sezonit polaku është i dyti në Europë për përqindjen e pritjeve me 79,8 të gjuajtjeve. Thënë me fjalë të tjera, 4 gjuajte nga 5 ai arrin t’i presë. i vetmi përpara tij në Europë është Alisson i Liverpoolit, i cili ka qenë shok skuadre me Szczesnyn gjatë kohës që të dy luanin me Romën.