Szczesny pranon ofertën e Barcelonës, zyrtarizmi javën tjetër
Në Spanjë e bëjnë të sigurt: Wojciech Szczesny ka pranuar ofertën e Barcelonës, do të jetë ai zëvendësuesi i Ter Stegen. Pavarësisht se pak kohë më parë, polaku vendosi të largohej nga futbolli, oferta e klubit blaugrana e ka bindur për të veshur edhe një herë dorezat.
Sipas “Mundo Deportivo”, Szczesny pritet të bëhet zyrtare javën e ardhshme. I pyetur mbi këtë transferim, ish-portieri i Juves nuk preferoi të komentojë, por shtoi se i vetmi mendim për momentin shkon për Ter Stegenin duke i uruar gjermanit rikthim sa më të shpejtë.
“Diario AS” ka një tjetër version, me të përditshmen spanjolle që shton se për firma po vonon pas Szczesny ka një klauzolë me Juven nëse rikthehet shpejt të luajë, pra duhet të derdhin një shumë në arkën e “Zonjës së Vjetër”.