Szczesny: U ktheva për të fituar trofe, telefonata nga Barça ndryshoi gjithçka
Wojciech Szczesny nuk është thyer thjesht për shëtitje në futbollin profesionist, por për të fituar trofe të rëndësishëm. Në një prononcim të fundit për mediat në Spanjë, “gardiani” polak theksoi se vendosi të vishte sërish dorezat jo thjesht për një përvojë të re, por për një jetë të re.
“Është një histori shumë e çuditshme për mua, sepse një ditë para se Marc të lëndohej, isha 100% i sigurt se do t’i kisha thënë ‘jo’ gjithkujt. Sidoqoftë, kur mora telefonatën nga Barça, gjithçka ndryshoi. Jam i ftohtë dhe ambicioz, kam ardhur në Barcelonë për të fituar trofe”.
Objektiva të qartë për ish-portierin e Juventusit: “Do të doja të fitoja trofe që nuk i kam fituar më parë, sikurse është Kupa, Kampionati dhe Liga e Kampionëve. Shpresoj t’i fitoj të paktën dy trofe në fund të këtij sezoni dhe t’i ngre drejt qiellit”.
Szczesny më pas shpjegoi pse zgjodhi të kthehej në fushat e blerta, pas vendimit për t’u tërhequr: “Pashë bashkëshorten time duke shpresuar se ajo do të më thoshte: ‘mos e bëj’. Sidoqoftë, nuk mund t’i thuash ‘jo’ Barcelonës. Historia e klubit dhe nderi i veshjes së kësaj fanelle më bëri të ndryshoja mendje. Nuk mendoj se do ta kisha bërë për asnjë klub tjetër”.
Pas Arsenalit, Romës dhe Juventusit, nis një aventurë interesante për polakun, gati të shkruajë një epokë të renë historinë e tij të gjatë me futbollin: “Kam luajtur më shumë se 600 ndeshje në karrierën time, nuk më intereson nëse duhet të rikthehem në fushë kundër një ekipi më të vogël ose kundër Bayernit. Dua të jem i përgatitur së pari, sepse pres shumë nga vetja. Dua ta përfaqësoj Barcelonën sa më mirë, nuk e di se kur do të ndodhë. Mund të jetë ndeshja e radhës ose pas dy muajsh, ky është vendimi i trajnerit. Thjesht duhet të përgatitem 100% dhe të bëj më të mirën, por për momentin nuk jam gati”.