Szezesny kapet mat duke pirë cigare para ndeshjes me Spanjën

21 qershor 2021 | 08:56

Portieri i Polonisë dhe Juventusit, Wojciech Szezesny është kapur duke pirë cigare vetëm pak orë para ndeshjes së djeshme kundër Spanjës. “Gardiani” i njohur është fotografuar me cigare gjatë kohës që po linte hotelin në Seville.

Ai mbante një paketë cigare në dorë, teksa më pas e vendosi edhe në gojë. Ish-portieri i Arsenalit është filmuar edhe gjatë periudhës që ka qenë në Angli duke pirë cigare, duke u gjobitur. Ky veprim me siguri që nuk i ka pëlqyer Juventusit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sportistja Vilëza Zeqiri është shpallur kampione në sportin e gjimnastikës,…