Szolnoki mposhti Prishtinën
30 janar 2019
| 20:24
Prishtina ka pësuar humbje në udhëtim te klubi hungarez Szolnoki Olajin, duke shuar kështu shpresat edhe ashtu të vogla për t’u kualifikuar në 1/8 e finales te FIBA Europe Cup.
Vendasit e mposhtën sonte Prishtinën me rezultat prej 89-76. Në këtë takim për vendasit shkëlqeu David Vojvoda, i cili shënoi 19 pikë.
Kurse te Prishtina në një formë të lartë ishte Dardan Berisha që shënoi 31 pikë, e pati edhe 4 kërcime e 8 asistime.
Në xhiron e fundit në Grupin I klubi nga kryeqyteti i Kosovës do ta luajë ndaj ekipit turk Pinar Karshiyaka.