
Szunyog: Po punojmë që Kosovën ta rreshtojmë me standardet e BE-së
09 maj 2022
| 17:02
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se sot është një ditë e rëndësishme edhe për Bashkimin Evropian.
“Besoj se është një ditë e rëndësishme gjithashtu edhe për Kosovën, por edhe për Ballkanin Perëndimor. Sepse ne besojmë që Ballkani Perëndimor e ka një të ardhme të qartë në Bashkimin Evropian”.
“Ne jemi duke punuar që ta rreshtojmë Kosovën sa më shpejtë që është e mundur me standardet dhe enormet e Bashkimit Evropian”, ka thënë Szunyog.