Szunyog: Qeveria të marrë masa konkrete për të tërhequr investitorët e huaj

19 prill 2021 | 12:08

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog, ka thënë së Qeveria e Kosovës duhet të marrë masa konkrete për të tërhequr investitorët e huaj.

Në konferencën e Këshillit të Investitorëve Evropianë të mbajtur me rastin e 5-vjetorit të hyrjes në fuqi të MSA-së, Szunyog ka vlerësuar se kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme si për Kosovën, ashtu edhe për BE-në.

“Qeveria duhet të marrë masa konkrete për të tërhequr investitorët huaj. Është një marrëveshje e rëndësishme për Kosovën dhe BE-në. Marrëveshja ndihmon Kosovën që të forcojë demokracinë dhe të ketë institucione stabile. Marrëveshja ndihmon Kosovën në shumë sektorë”, ka deklaruar Szunyog.

Kurse, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka deklaruar se Qeveria Kurti, fokus e ka luftën kundër pandemisë pa lënë anash edhe rimëkëmbjen ekonomike. “Qytetarët e kanë thënë fjalën e tyre dëshirojnë më shumë punë, drejtësi, rënie të varfërisë, ruajtje të ambientit etj. Po ashtu edhe akses më të lehtë për bizneset e tyre. Dhe po ashtu më pak korrupsion dhe krim të organizuar”, ka deklaruar Bislimi./EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se…