Szunyog: Reforma në administratën publike, çelës për anëtarësim në BE
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, vlerëson se reforma në administratën publike është çelës për anëtarësim në BE.
“Reforma në administratën publike është çelësi kyç për anëtarësim në Bashkimin Evropian ku duhet të ofrohen shërbime cilësore për qytetarët dhe shërbyesit civilë”, ka theksuar Szunyog.
Ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovës që nuk ka marrë parasysh komentet e BE-së në lidhje me Ligjin për Paga dhe Ligjin për Zyrtarët Publikë.
Szunyog ka thënë se BE-ja nuk pajtohet që këto ligje janë bërë në procedurë të shpejtë dhe nuk janë konsultuar me palët e interesit.
“Reforma në administratën publike është një qelës kyç për t’u bashkuar në BE ku ofrohen shërbime cilësore për qytetarët dhe bizneset. Dy miratime që janë bërë vitin e kaluar sa i takon ligjit për paga dhe ligjit për zyrtarë publikë, dua të shpreh qëndrim kundër. Ne nuk pajtohemi që këto ligje janë bërë në procedurë të shpejtë. Ato duhet të konsultohen më palët e interesit dhe ato nuk janë bërë. Këto konsultime me shoqërinë civile është dashur të bëhen. Ligji i ri për zyrtarët publikë lidhet me parimet e administratës publike”, ka theksuar ai.