Szunyog takon Haradinajn, temë diskutimi dialogu Kosovë – Serbi
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend.
Haradinaj ka njoftuar se u diskutua edhe për dialogun Kosovë-Serbi, obligimet që duhet t’i kryejnë palët si rezultat i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve midis dy vendeve.
“Shpreha konsideratën time për angazhimin unik të shteteve anëtare të BE-së për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Po ashtu, pata kënaqësinë që të pranoj vlerësimin e ambasadorit Szunyog për rolin konstruktiv të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe timin gjatë gjithë këtij procesi. Implementimi i kësaj marrëveshje hapë një perspektivë më të qartë integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në strukturat euro-atlantike”, ka thënë Haradinaj.