Szunyogu: BE-ja mbështet Kosovën me 75 milionë euro si pjesë e pakos energjetike

03 qershor 2024 | 11:31

Bashkimi Evropian (BE) do ta mbështesë Kosovën me 75 milionë euro, si pjesë e pakos energjetike.

Lajmin e ka bërë me dije shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Thomas Szunyog përmes platformës “X”, pas një takimi që ka pasur me përfaqësues të sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

Szunyogu ka thënë se në këtë takim është konstatuar se Plani i Rritjes ofron një nxitje shtesë për reforma të përshpejtuara dhe siguron burime financiare për projekte të rëndësishme.

“Duke theksuar se tranzicioni i gjelbër, integrimi dhe dekarbonizimi i sektorit të energjisë janë pjesë integrale e Agjendës së Reformës së Kosovës, diskutuam edhe për zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë. U theksua se BE-ja e mbështet Kosovën me 75 milionë euro në kuadër të Pakos për Mbështetjen e Energjisë”, ka njoftuar Szunyogu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka thënë se…