Szunyogu: Besoj se deri në fund të këtij viti do të merret një vendim për vizat

16 nëntor 2022 | 12:32

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka deklaruar se beson që vendimi për liberalizimin e vizave do të merret para përfundimit të këtij viti.

Këtë deklaratë, Szunyogu e ka bërë gjatë një diskutimi me temën: “Raporti i Zgjerimit: Çfarë ka në të për Kosovën?”, i organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Për liberalizimin e vizave dua ta përgëzojë Presidencën çeke që e ka vendosur në agjendë. Kemi pasur dy takime të grupeve punuese, kështu që kam besim të plotë që do të merret vendim për vizat para përfundimit të këtij viti. Le të shpresojmë që kjo do të ndodhë, dhe atëherë do ta heqim një problem nga tavolina”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez,…