Szunyogu kritikon sërish qeverinë për ligjin për paga dhe për zyrtarët publikë: Nuk u mor parasysh BE-ja
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, sërish ka kritikuar ekzekutivin për Ligjin për paga dhe për zyrtarët publikë.
Ai ka thënë se nuk janë marrë parasysh komentet e BE-së.
Kështu është shprehur ai në konferencën me temën “Reforma në Administratën Publike në Kosovë, sfidat, progresi dhe rruga përpara” nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.
Szunyogu ka deklaruar se reforma në administratën publike është shtylla kryesore për anëtarësim në BE.
“Është me rëndësi që të kemi një administratë të pavarur. Shërbimet sociale siç janë ata me probleme të ndryshme, është një problem. Kosova është duke punuar në funksionalizimin e agjencive të pavarura por duhet të përshpejtohet. Kosova nuk ka marrë parasysh konventat e BE-së. Ngris edhe një herë zërin për Ligjin e ri për zyrtarët publikë por edhe të pagave, për fat të keq nuk janë parasysh komentet”, ka thënë deklaroi Szunyogu.