Szunyogu përgëzon Kosovën për ratifikimin e tri marrëveshjeve nga Procesi i Berlinit
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka përgëzuar Kosovën për ratifikimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare që janë derivat i Procesit të Berlinit.
Szunyogu ka thënë se ratifikimi i sotëm është një hap i rëndësishëm për Procesin e Berlinit, tregun e përbashkët rajonal dhe përmirësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.
“Urime Kosovës që ratifikoi ndër të parat tre marrëveshjet e Procesit të Berlinit me një mbështetje të madhe në Kuvend. Ratifikimi i sotëm është një hap i rëndësishëm për Procesin e Berlinit, tregun e përbashkët rajonal dhe përmirësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Është një shenjë e qartë e përkushtimit të Kosovës për të ecur përpara në rrugën e saj të integrimit evropian”.
“Këto tre marrëveshje ndërkombëtare do të mundësojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti dhe njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe kualifikimeve profesionale brenda Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Szunyog në “Twitter”.
Kuvendi ratifikon tri marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara në Procesin e Berlinit