Szunyogu: Shumë pak gra morën pjesë në ekipet negociuese
Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovës, Tomas Szunyog, ka thënë se është dëshpëruese që në zgjedhjet lokale nuk kishte numër të madh të grave në garën për kryetare të komunave.
“Kosova ka disa përparime, në procesin e përfshirjes së grave në vendimmarrje. Është për fat të keq qe në zgjedhjet komunale kanë qenë shume pak kandidate për kryetare. Shumë pak gra kanë marr pjesë edhe në ekipet negociuese. Për tre muaj kanë mbledhur mbi 200 gra në tavolina negociuese për këtë projekt. Publikimi që do të bëhet shfaq konkluzionet në lidhje me vetëdijesimin e përfshirjes së grave. Simbolikisht gratë duan të përfshihen kudo ku merren e vendimet. Mospërfshirja e grave nuk sjell rezultate”, ka thënë ai me rastin e lansimit të projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”, mbështetur nga BE-ja.